Hekurudha Tiranë-Rinas-Durrës, do të ndërtohet nga kompania italiane INC S.P.A

Ekonomi | 6 vite më parë

Zbatimi i projektit hekurudhor Tiranë-Durrës-Rinas është fituar nga kompanisë Italiane INC S.P.A .  Linja Tiranë-Durrës-Rinas është pjesë e Korridorit Mesdhetar dhe u miratua në vitin 2016 me qëllimin kryesor rehabilitimin e lidhjes hekurudhore 34.2 km midis Tiranës (terminalit të Transportit Publik të Tiranës) dhe qytetit të Durrësit. Ai përfshin gjithashtu ndërtimin e rreth 5 kilometrave të linjës së re hekurudhore midis Tiranës dhe Aeroportit të Rinasit.

Gjithsej kostoja totale e projektit është 92.1 milionë euro, nga të cilat 35.5 milionë euro grand mbulohet nga Kuadri i Investimeve i Ballkanit Perëndimor (WBIF) dhe 36.9 milionë euro është i mbuluar nga kredia e BERZH, ndërsa pjesa e mbetur do financohet nga qeveria shqiptare. Tenderi ishte shpallur në 31 tetor dhe sipas njoftimit zyrtar ishin tre kompani që dhanë ofertat e tyre .

Kompania indiane STS-KALPATARU me ofertë 92.29 milionë euro.Kompania kineze SINOHYDRO- EEB J.V.A ofroi 92.53 milionë euro. Dhe italianët e  INC S.P.A dhanë ofertën më të ulët prej 69.7 milionë euro. BERZH njofton se pas vlerësimit të ofertave, fituesi u shpall kompania italiane INC S.P.A, me 69.7 milionë euro.

Fillimisht projekti parashikohej të mbaronte në terminalin e transportit publik në Tiranë (ku është sot terminali i autobusëve). Por, për shkak të humbjes së pasagjerëve me largimin e stacionit të trenit, është vendosur që të zgjaten edhe disa kilometra hekurudhë, në mënyrë që vetëm terminali i pasagjerëve të jetë afër ish-stacionit të vjetër të trenit, rreth 200 metra larg parkimit të sotshëm.

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme