Hipertensioni arterial, NJVKSH Gjirokastër matje të rastësishme në popullatë

Sociale | 2 vite më parë

Duke nisur nga data 17 maj që shënon Ditën Botërore të Hipertensionit, punonjëse të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor i gjen në terren duke u ndalur në institucione të ndryshme, por edhe në mjedise të tjera në Gjirokastër.

Kryesisht për moshat mbi 40 vjeç ata janë duke ofruar matjen e tensionit, por edhe duke përcjellë këshilla e rekomandime për kujdesin që duhet treguar për evitimin e tensionit të lartë.

Drejtori i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, Gjirokastër thotë se kjo fushatë do të vazhdojë deri në fund të majit. Sipas tij janë evidentuar raste që nuk kanë qenë në dijeni për vlerat e larta të presionit të gjakut. 

Në tri bashkitë, Gjirokastër, Dropull e Libohovë numërohen 5200 pacientë kronikë që vuajnë nga hipertensioni arterial. Shifrat më të larta shënohen tek meshkujt, mbi 400 raste më shumë.

Gazetare: Yllka Ponde

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme