Hoxha: Futja e Presidentit ishte provokim. Hyri si ambulancë bosh

Politikë | 3 vite më parë

Jeta parlamentare në Shqipëri ndodhet në një ngërç, të cilin opozita pretendon se e ka krijuar shumica me qëndrimet e njëanshme, ndërsa qeveria e mendon “prej një opozite bllokuese”.

Situata jonormale, kaotike, u pa të hënën edhe në nisje të sesionit të ri parlamentar.

Në emisionin “3D” në RTSH, demokrati Lisandër Hoxha, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ia kaloi fajin edhe presidentit që nuk “arriti të dalë mbi palët”.

“Presidenti i Republikës ka një rol kushtetues, të cilin ai nuk ka zgjedhur ta përfaqësojë. Kur shikohet që opozitës i mohohet roli i saj futja e presidentit në parlament ishte një provokim. Ai duhet të zbatojë Kushtetutën dhe sot zgjodhi të mbyllë gojën. Është privuar roli kushtetues i parlamentit. Prej dy vitesh e ca po bëhet luftë me opozitën. Kur z. [Sali] Berisha bënte kërkesa, ishte z. [Taulant] Balla që thoshte se nuk e njohim. Prandaj presidenti mund të thuhet se është departament i Partisë Socialiste, i vetmi institucion që kishte zgjedhur të mbyllte gojën,” u shpreh z. Hoxha.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme