I dashuruar me Shqipërinë, turisti gjerman vjen çdo vit prej 2005 me motorin e tij

Shqipëria po “rrëmben” zemrat e shumë të huajve, një prej tyre është edhe Henry Hofman nga Gjermania ish-punonjës policie. Para 18 vitesh erdhi për herë të parë në Shqipëri dhe që prej asaj kohe ka ardhur çdo vit, ndërsa në Gjirokastër është hera e tretë që vjen. Henry ishte akomoduar në një prej bujtinave të qytetit të Gjirokastrës për të cilën kishte krijuar përshtypje të mira për mikpritjen, akomodimin dhe ushqimin e servirur.
”Unë quhem Henry Hofman dhe vij nga Gjermania erdha dje dhe do qëndroj një ditë, nuk është hera e parë që vij këtu, në të shkuarën kam ardhur shumë herë. Kjo është hera e tretë për mua, para 18 vitesh ishte hera e parë që erdha në Shqipëri. Në Gjirokastër veçoj shtëpitë e vjetra karakteristike, kalanë që ofron një pamje madhështore, akomodimi është fantastik, njerëzit janë mikpritës dhe të ngrohtë, malet kanë një pamje panoramike. Kam provuar gatime tradicionale dhe janë të shijshme” thotë Henry.
Motori është pjesë e pandarë për të, me të cilin ka udhëtuar në vende të ndryshme të Shqipërisë. Hofman shprehet se do rikthehet sërisht duke eksploruar terrene të vështira malore. Këtë eksperiencë ai ua sugjeron edhe miqve të tij.
”Mua më pëlqen Shqipëria dhe për këtë arsye vij shpesh këtu, kam udhëtuar në të gjithë Shqipërinë, duke nisur nga lugina e Thethit, Valbonë, Berat dhe më pas Gjirokastër dhe në bregdetin shqiptar”, thotë Henry.
Tradita , historia , mikpritja dhe kulinaria kanë qenë këto faktorët kryesorë që i kanë tërhequr vizitorët vendas dhe të huaj duke i bërë ata të rikthehen sërisht në qytetin e gurtë.
Gazetare L. Koçiu
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




