Inaugurohet “Çelësi Shqiptar” – Vepra mbart mesazhin e krijimit të mundësive të barabarta për çdo njeri

Sociale | 2 vite më parë

Në hyrje të Shkodrës u bë përurimi i skulpturës monumentale “Çelësi Shqiptar” i autorit shqiptaro-italian Alfred Mirashi (Milot). Vepra artistike është një ndër projektet fituese të konkursit ndërkombëtar “Art në Hapësirën Publike”, e instaluar në zonën e ish-Pazarit të Vjetër duke sjellë një dimension të ri kulturor.

“Unë do ta falënderoj shumë Alfredin për këtë vepër, për këtë punë të gjithë ekipin e tij të jashtëzakonshëm me energji që e ka bërë këtë vepër të rrezatojë një gëzim që në hyrje të qytetit”, tha Benet Beci, kryetari i bashkisë Shkodër.

“Kemi të bëjmë me një vepër e cila është një portë hyrëse, është një korridor hyrës për në qytet, por ka brenda edhe shqiponjën tonë e cila rreh krahët e saj”, u shpreh Blendi Gonxhe, Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

“Çelësi Shqiptar” mbart një mesazh të fuqishëm dhe të qartë, të krijojmë mundësi të barabarta për çdo njeri.

“Unë sjell simbolin e atij çelësi dhe gjithçka që ai përfaqëson për botën që shpesh mbyllet nga egoizmi. Çelësi i Shqipërisë do të jetë një simbol i Shkodrës, do të jetë një vlerë arti që e përfaqëson kulturën dhe qytetin e kulturës”, u shpreh Alfred Mitrashi (Milot), autor i veprës.

Vepra monumentale peshon 17 ton dhe është financuar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme