Inceneratori i Elbasanit/ GJKKO shpall të pafajshëm Alqi Bllakon. Dënohet me 5 vite e 8 muaj burg Lefter Koka

Gjykata e Posaçme ka shpallur të pafajshëm ish-deputetin e PS-së, Alqi Bllakon në lidhje me inceneratorin e Fierit, ndërsa ish-ministri Lefter Koka është dënuar me 5 vite e 8 muaj burg.
Për Biznesmenët e inceneratorit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri , në mungesë, u pranuan kërkesat e Prokurorisë, duke u dënuar me gjykim të shkurtuar me nga 6 vite e 8 muaj burg secili.
Për Stela Gugalljan u pranua gjithashtu kërkesa e SPAK duke e dënuar me 4 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar. Pëllumb Abeshi, Bardhyl Çabiri dhe Jonida Zeqo u dënuan respektivisht me nga 2.8 vite burg po me gjykim të shkurtuar. Serafin Papa u dënua me 1 vite e 4 muaj burg, teksa i shuhet masa e sigurisë arrest shtëpie, pasi ka përfunduar koha e dënimit gjatë qëndrimit në paraburgim dhe arrest shtëpie.
Koka u shpall i fajshëm për akuzat e korrupsion pasiv dhe pastrim parash dhe i pafajshëm për akuzën për shpërdorim detyre, ndërsa akuzat ndaj Ballakos për shpërdorim detyre dhe korrupsion, kanë rënë. Kokës iu konfiskuan edhe aksionet në kantinën e pijeve që janë në vlerën 3.7 milion euro, vlerë e njëjtë me korrupsionin e kryer prej tij.
Koka është dënuar edhe me 10 vite burg për inceneratorin e Fierit, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi iu konvertua në 6.8 vite, ndërsa Ballko u dënua me 4 vite burg, që iu konvertuan në 2.8 vite po për shkak të gjykimit të shkurtuar.
GJKKO vendosi që kompanitë Albtek shpk dhe Integrated Energji, të hiqet titulli i subjektit juridik dhe aksionet e tyre ti kalojnë shtetit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




