India është partneri i 7-të më i madh tregtar i Shqipërisë

Politikë | 3 vite më parë

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme solli në vëmendje të premten, disa statistika mbi bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar midis Shqipërisë dhe Indisë për vitin 2023.

Sipas MEPJ-së, shkëmbimet tregtare mes dy vendeve për vitin 2023 arritën në vlerën 335 milionë euro.

Aktualisht 90 kompani me pronësi indiane operojnë në Shqipëri.

MEPJ bëri të ditur po ashtu se gjatë vitit 2023 e vizituan Shqipërinë 35.7% më shumë turistë indianë.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ndodhet për vizitë në Indi ku u prit nga ministri i Punëve të Jashtme të Indisë, Subrahmanyam Jaishankar me të cilin shprehu gatishmërinë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimin ekonomik.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme