Indonezi, shpërthim në vullkanin Merapi

Botë | 6 vite më parë

Një shpërthim ka ndodhur në vullkanin Merapi që ndodhet në Ishullin Java në Indonezi.

Në një deklaratë nga Qendra e Vullkanologjisë dhe Zbutjes së Rreziqeve Gjeologjike (PVMBG) thuhet se hiri dhe tymi i hedhur nga vullkani kanë arritur në lartësi prej 400 metrash nga krateri.

Gjithashtu është ndarë informacioni se masiviteti i llavës ka zbritur deri në 1.000 metra nga shpati në drejtimin jugperëndimor të vullkanit.

Autoritetet kanë paralajmëruar që “të mos zhvillohen aktivitete deri në 5 kilometra” nga zona përreth vullkanit në të cilin kohët e fundit janë rritur veprimet vullkanike dhe për të cilin nivelin i alarmit është “portokalli”.

Në vitin 2010 të paktën 347 persona humbën jetën si pasojë e shpërthimit të vullkanit Merapi i cili ka një lartësi prej 2.968 metrash në ishullin Java.

Sistemi i alarmit vullkanik në Indonezi përbëhet nga katër faza: “jeshile”, “e verdhë”, “portokalli” dhe niveli më i lartë, “i kuq”.\AA

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme