Infeksionet “post- covid” të rënda/ Çomo: Ndërlikimet kanë prekur trurin dhe zemrën

Sociale | 3 vite më parë

Infektimi akut nga virusi pandemik Sras Cov-2 ka bërë që mijëra pacient në mbarë botën por edhe në Shqipëri, të shoqërohen nga komplikacione afatgjata të infeksionit të cilat njihen si “Covid i gjatë”.

Prof. Najada Çomo tregon se disa nga koplikacionet afatgjata kanë qënë të organeve madhore si zemra dhe truri.

“Ky virus nuk prek vetëm mushkritë sikurse jemi mësuar të dëgjojmë, nuk jep më humbje të shijes dhe nuhatjes si në vitin 2020 por  virusi jep prekje të shumë organeve të tjera që quhen komplikacione dhe  që janë prekja e sistemit nervor qëndror, siç është infeksioni I trurit encefaliti ose mund të japë prekje cerebrale siç janë aksidentet kardiovaskulare , hemoragjia apo insultet cerebrale. Mund të japë edhe në zemër, infeksion të cipave të zemrës ose inarkte të miokardit”, u shpreh Çomo.

Prof. Najada Çomo theksoi se trompozat për shkak të COVID janë shtrirë edhe më tej.

“E veçanta është që trombet ose trompoza ndodh në organe të ndryshme. Kemi patur raste dhe ka ndodhur edhe në pjesën e ekstremiteteve dhe kur komplikacione të tilla të sëmundjes ose prekje të organeve madhore, kjo tregon vëmëndjen dhe përkujdesjen që duhet të kenë njerëzit ndaj kësaj sëmundje”, shtoi ajo.

Individët e prekur nga COVID I gjatë edhe pas trajtimit të infeksionit shpesh raportojnë lodhje të pandërprerë, probleme me imunitetin, ushqyerjen etj. Covid-i i gjatë përkufizohet vetë-raportimi i pranisë së simptomave për të paktën 3 muaj në mesin e personave të diagnostikuar me COVID-19.

Gazetare: Sonila Mlloja

/rtsh.al

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme