Integrimi dhe siguria, Presidenti Begaj takon ambasadorin e BE-së Soreka

Politikë | 3 vite më parë

Presidenti Bajram Begaj, ka zhvilluar një takim të martën me ambasadorin Luixhi Soreka (o. Luigi Soreca), që është i Ngarkuari me Punë i Bashkimit Evropian në Shqipëri. Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet një postimi në Facebook nga delegacioni i BE-së në Tiranë.

Theksi në këtë takim është vënë tek procesi i integrimit të Shqipërisë në BE, si dhe vijimi i mbështetjes nga vendi ynë, në mënyrë aktive, i politikës së jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes së BE-së.

“Ambasadori Luigi Soreca, i Ngarkuari me Punë, u takua sot me Presidentin Bajram Begaj në një moment kyç për zgjerimin e BE-së dhe procesin e integrimit të Shqipëris në BE. Ambasadori Soreca inkurajoi Shqipërinë që të vazhdojë të mbështesë në mënyrë aktive politikën e jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes të BE-së dhe vlerësoi rolin e Shqipërisë si një aktor konstruktiv rajonal. Së bashku me Shqipërinë, ne vazhdojmë rrugëtimin drejt një Evrope më të qëndrueshme, më të sigurt dhe më të begatë,” thuhet në njoftimin për shtyp të delegacionit të BE-së në Tiranë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme