Integrimi/ Shqipëri – BE nis shqyrtimi analitik për “axhendën e gjelbër”

Politikë | 4 vite më parë

Bashkimi Europian ka njoftuar nisjen e shqyrtimit analitik të grup-kapitullit 4 për bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nga 6 gjithsej që përmban procesi.

Ekzaminimi analitik i korpusit të ligjeve të BE-së ( acquis ), i ashtuquajturi screening, u mundëson vendeve kandidate të familjarizohen me ligjet dhe standardet e BE-së dhe detyrimet që ato sjellin.

Janë departamentet e Komisionit Europian ato që shpjegojnë në këtë format kapitull pas kapitull  korpusin legjislativ të BE-së, për t’u ndjekur më pas nga sesioni dypalësh ku çdo vend kandidat ftohet të prezantojë se ku qëndron, sipas kapitullit, në përgatitjet e tij për miratimin dhe zbatimin e procesit screening.

Shqyrtimi i grup-kapitullit të 4 ka të bëjë me axhendën e gjelbër dhe ndërlidhjen e qëndrueshme. Në vlerësimin e Bashkimit Europian politikat e këtij grup-kapitulli i ndihmojnë vendet në anëtarësim të gëzojnë marrëdhënie dhe mjedis më të mirë për energjinë dhe transportin, duke nxitur kalimin e vendeve drejt së ashtuquajturit neutralitet klimatik deri në vitin 2050!

Po ashtu në formati aktual të marrëdhënies Shqipëri-BE është njoftuar lëvrimi i 80 milionë euro mbështetje të menjëhershme buxhetore për të ndihmuar në zbutjen e çmimit të lartë të energjisë për familjet në nevojë dhe bizneset e vogla e të mesme.

Përfitimi i planifikuar është që rreth 1 milion familje në nevojë të marrin mbështetje financiare për faturat e energjisë dhe 168 mijë ndërmarrje të vogla e të mesme do të mbështeten për të përballuar çmimin e lartë të energjisë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme