Invalidët: Nuk zbatohet ligji për transportin ndërqytetas

Sociale | 6 vite më parë

Librezat e invaliditetit vazhojnë të mos njihen nga disa shoqëri të transportit publik dhe privat. Invalidët në çdo udhëtim që bëjnë në linjat interurbane janë të detyruar të paguajnë biletën e udhëtimit të plotë. Edhe pse kanë një status dhe një ligj që detyron shoqëritë e transportit publik dhe privat që invalidët të paguajnë 50% të vlerës së biletës, shoqëritë e transportit që ofrojnë këtë shërbim, nuk zbatojnë ligjin.

Jica thotë se në të gjithë qarkun e Korçës, janë rreth 6000 invalidë pune, të cilët preken nga moszbatimi i këtij ligji. Ajo shton më tej se nëse nuk plotësohet kjo kërkesë, invalidët paralajmërojnë se do të ngrihen në protesta. I kontaktuar nga ne administratori i “Star Bus Korça” Bardhi Mete, thotë se ky ligj zbatohet në linjat që mbulon kjo shoqatë e transportit të udhëtarëve. Mjafton që invalidët të paraqesin një fotokopje të librezës së invaliditetit dhe të kartës së identitetit dhe në këtë mënyrë përfitojnë transportin me 50% të biletës siç parashikohet në statusin e invalidit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme