Investimi në bujqësi/ Fermeri ngre shqetësimin e mungesës së fuqisë punëtore

Fermeri Roland Xhepaj nga njësia administrative Zharrëz, në Fier e ka kthyer vëmendjen dhe te të ardhurat e fituara nga emigrimi në ngritjen e serave diellore.
Kjo iniciativë nisi fillimisht me ngritjen e një sere me luleshtrydhe me një sipërfaqe 2 dynym . Duke parë përfitimet nga sera fermeri aplikoi në programet e IPARD duke përfituar nga grantet për bujqësinë në vlerën 14.2 milionë lekë dhe duke e rritur sipërfaqen me 6 dynym.
“Tre vite që është ndërtuar sera, kjo është marrë me ndihmat e Bashkimit Europian, 75% është financimi i Bashkimit Europian dhe 25% është i shtetit shqiptar”, tha fermeri.
Me treg të siguruar si në Shqipëri dhe në vendet e Bashkimit Evropian, fermeri ngre si shqetësim mungesën e fuqisë punëtore.
“Në përgjithësi ka ecur mirë por problematika më e madhe ka qenë për punëtor, zakonisht këtu punojnë gra dhe kanë ikur nëpër fasoneri për të pasur më stabilitet në rrogë ndërsa bujqësia është me faza”, tha fermeri
Ky sezon ka qenë i mbarë për fermerin Xhepaj, sepse kultura që ai mbjell favorizohet nga moti I ngrohtë.
Gazetare: H. Dyrmishi
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




