Ish-komandanti i ushtrisë private ruse arratiset në Norvegji dhe kërkon azil: Kam frikë për jetën

Botë | 4 vite më parë

Një ish-komandant në kompaninë ushtarake private të Rusisë Wagner është arratisur në Norvegji dhe po kërkon azil pasi ka kaluar kufirin arktik të atij vendi, sipas policisë norvegjeze dhe një aktivisti rus.

Andrei Medvedev, në një intervistë me një aktivist rus që ndihmon njerëzit të kërkojnë azil jashtë vendit, tha se ai kishte frikë për jetën e tij pasi refuzoi të rinovonte shërbimin e tij me Wagner.

Medvedev tha se pasi përfundoi kontratën e tij dhe refuzoi të shërbente sërish, pasi kishte frikë se mos ekzekutohej në të njëjtën mënyrë si Yevgeny Nuzhin, një dezertor nga Wagner, i cili u vra.

Një zëdhënës i Shërbimit të Sigurisë Policore të Norvegjisë tha se Medvedev ishte në Norvegji dhe kërkonte azil./ CNN

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme