Ish-kryebashkiaku Alla kërkon lirinë në GJKKO, shkak gjendja shëndetësore

Ish-kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla ka kërkuar sërish lirinë në GJKKO për shkak të gjendjes shëndetësore. Avokati me të cilin përfaqësohet Alla, ka dorëzuar në seancë provat nga ekspertë mjeko-ligjorë lidhur me gjendjen e tij.
Seanca ndaj Allës është shtyrë për më 29 korrik në orën 13:30.
Gjykata e Apelit e GJKKO, vendosi më 16 qershor që të linte në burg ish-kryebashkiakun e Bulqizës, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, ndonëse Alla kishte kërkuar një masë më të lehtë sigurie, me pretendimin se gjendja e tij shëndetësore ishte e rënduar.
Alla u shkarkua nga detyra nga kryeministri Edi Rama, për shkelje të rënda, pas arrestimit nga SPAK për abuzimet me tenderat publikë, duke favorizuar kompanitë e të afërmve të tij. Ai, bashkë me 12 persona të tjerë, 7 prej tyre zyrtarë të bashkisë, ranë në pranga për abuzimin me një tender me vlerë 3 mln euro.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




