Ish-ministri Saimir Tahiri dy orë e gjysmë në SPAK, hetohet për pasurinë

Politikë | 2 vite më parë

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka qëndruar në ambientet e SPAK rreth dy orë e gjysmë, ku është marrë në pyetje nga prokurorët e posaçëm pasi ndaj tij ka nisur një hetim pasuror.

I shoqëruar nga avokati i tij, Maks Haxhia, u fut në ambientet e SPAK në orën 13:00 dhe doli në 15:40.

Sipas informacioneve mësohet se Saimir Tahiri u thirr nga prokurori Elvin Goga në lidhje me një hetim pasuror të nisur ndaj tij prej disa muajsh.

Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), Tahiri u shpre për medien se “nuk kam asgjë për të thënë”.

“Më vjen keq qe keni qëndruar kaq gjatë! S’kam asgjë për të thënë! Mirupafshim!” tha Tahiri.

Saimir Tahiri mbërriti në ambientet e SPAK rreth orës 12:55 i shoqëruar nga avokati Maks Haxhia.

Ish-ministri i Brendshëm Tahiri u lirua nga qelia më 2 qershor 2023, pas më shumë se një viti në burg.

Prokurori i Posaçëm Elvin Gokaj prej muajsh heton Tahirin mbi pasurinë dhe burimin e krijimit të tyre, pas denoncime që kanë mbërritur në SPAK në lidhje me disa prona që janë blerë nga familjarët e tij. Procedimi në fjalë është regjistruar disa muaj më parë teksa hetuesit kanë nisur verifikimet duke vënë në sitë të gjitha pasuritë e luajtshme, të paluajtshme dhe llogaritë bankare të Tahirit dhe familjarëve të tij.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme