Ish-myftiu i Tiranës: 600 xhami larg kontrollit, pasi “delja e zezë” i intereson edhe vetë Komunitetit Myslmian

Sociale | 3 vite më parë

Ish myftiu i Tiranës Ylli Gurra ka deklaruar se në vendin tonë janë 600 xhami jashtë kontrolli të Komunitetit Mysliman, ku disa prej tyre janë edhe në Tiranë. Se pse kjo lejohet, për ish myftiun ndodh sepse “delja e zezë” i shërben edhe vetë Komunitetit Mysliman ndonjëherë.

Në “Jetë Shqiptare” në RTSH, Gurra tha se këto xhami janë pa leje në kundërshtim me ligjin dhe ngre pyetjen se si një numër kaq i madh i tyre i ka devijuar ligjit deri më sot.

Lidhur me shqetësimin e ekspertëve të sigurisë se strukturat iraniane po shfrytëzojnë komunitetin fetar në Shqipëri, Gurra e shikon këtë për shkak të pagesës së vogël që marrin imamët dhe detyrohen të gjejnë mënyra të tjera.

“Nëse do të marrim në konsideratë çështjen e Iranit, disa vite më parë u mbyllën dy shkolla të nivelit të mesëm të Iranit këtu për një problematikë të shtrirë në vite që po krijonte problem në spektrin fetar. Unë besoj se kjo ka vend për të përshkallëzuar rrezikshmërinë për të qenë 600 xhami jashtë vëmendjes së Komunitetit Mysliman. Shkollat apo mësuesit që shërbejnë në xhami kanë një diferencim të madh mes pagave që ka një mësues në Tiranë dhe sigurisht kjo hap një shteg për ndërhyrjen e palëve të treta. Këto organizata shfrytëzojnë rrugët financiare apo logjistike me imamllarët. Institucioni qendror ka përgjegjësinë për këta njerëz. Pse duhen ngritur me qindra objekteve? Edhe në Tiranë kemi objekte ku Komuniteti Mysliman nuk e merrte dot në menaxhim, pasi delja e zezë ndonjëherë i intereson dhe vetë Komunitetit. Të mos lejohet ndërtimi i objekteve pa leje, mund të jetë një apo dy, por jo me qindra. Këto janë palët e tretave që qëndrojnë pas imamëve dhe pas objekteve të ndërtuara pa leje”, tha Gurra.

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në “Jetë Shqiptare” se Irani ka arritur të depërtojë tek institucionet fetare për të ushtruar aktivitetin e tyre.

Kjo situatë u bë edhe më alarmante pas raportit të Institutit britanik Royal United Services se Rusia po kërkon të destabilizojë vendet e Evropës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme