Ish- oficeri i forcave ajrore ruse: Putin ka frikë nga rebelimi i gjeneralëve të tij

Një ish-anëtar i forcave ajrore ruse i tha BBC News se, Vladimir Putin, ka frikë nga rebelimi i gjeneralëve të tij. Gleb Irisov, i cili u largua nga vendi, është një ish-korrespondent ushtarak i një agjencie ruse lajmesh.
Ai thotë se e njeh komandantin e ri përgjegjës për luftën kundër Ukrainës, Sergei Surovikin.
Duke folur për Newshour, Irisov tha se Surovikin u emërua për shkak të “besnikërisë së tij të thellë” ndaj regjimit dhe presidentit rus personalisht. Ai shtoi se udhëheqësi rus “tani ka frikë nga një lloj rebelimi i gjeneralëve”.
Irisov e përshkroi luftën si një “katastrofë” për Ukrainën dhe Rusinë, “e cila është e rrezikshme për botën”.
Ai është pesimist për mundësinë e ndryshimeve në vendin e tij në një kohë të shpejt, pavarësisht nga “viktimat e mëdha dhe efektet e rënda ekonomike” të luftës. BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



