Ish- punonjesit e Kombinatit Mekanik Poliçan, pritet të marrin pagat e tyre të prapambetura

Sociale | 2 vite më parë

Në komisionin parlamentar të sigurisë, të mërkurën  u diskutua projektligji “Për financimin e detyrimit të prapambetur të pagesës së punonjësve dhe ish-punonjësve të Kombinatit Mekanik Poliçan”. Një përfaqësi e punonjësve paraqitën kërkesat e tyre dhe problematikat që i kanë shoqëruar ndër vite.

Kryetari i komisionit Nasip Naço sqaroi edhe se me këtë projekligj janë marrë masat për zgjidhjen e problemeve të mbartura për punonjësit dhe ish-punonjësit e këtij kombinati.
 
I gjithë fondi i vënë në dispozicion është 83,800,000 lekë për të mbuluar detyrimet e prapambetura të pagave të punonjësve dhe kontributeve shoqërore dhe shëndetësore. 

Gazetare Amela Koçerri

/ rtsh.al /

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme