“Ishulli i dueleve do të jetë një event i jashtëzakonshëm për

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Presidenti i UFC-së, Dana White, ka premtuar se eventet që do të zhvillohen në “Ishullin e Dueleve” (Fight Island) në Abu Dhabi do të jenë një përvojë e paharruar për të gjithë. Duke nisur nga korriku në këtë ishull do të zhvillohen disa evente në artet marciale mikse për shkak të pandemisë së koronavirus.

Eventi i parë që do të zhvillohet aty është UFC-251 (11 korrik), me tri duele për titull dhe interesi është i lartë edhe pse këto evente do të zhvillohen pa tifozë. “Na lindi kjo ide për të krijuar “ishullin e dueleve” pasi nuk kishim shumë vende ku mund të zhvillonim eventet tonë për shkak të pandemisë”, tha Dana White.

“Abu Dhabi është një vend i jashtëzakonshëm dhe i përshtatshëm për të organizuar këto duele. Në 10 vitet e fundit është kthyer në një vend të përkryer për eventet sportive. Infrastruktura që po ndërtojmë është jetëgjatë, duke u dhënë mundësi sportistëve të përjetojnë një përvojë si kurrë më parë”, tha numri 1 i arteve marciale mikse.

Dana White sqaroi se përveç kafazit për duelet zyrtare ka shumë arena për stërvitje. “Të gjithë ne nuk do ta harrojnë kurrë këtë eksperiencë. Mezi pres të hap dyert e këtij “ishulli duelesh”, tha Dana White.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme