Itali/ Tërmeti i fortë trondit banorët e Napolit afër vullkanit të Kampi Flegreit

Botë | 3 vite më parë

Një tërmet me magnitudë 4,0 ka lëkundur sërish rajonin vullkanik të Kampi Flegreit në perëndim të Napolit, në Itali.

Lëkundjet u ndjenë të hënën vonë rreth orës 22:00 dhe pasojnë ato të ditës së mërkurë nga java e shkuar, më të fortat prej 40 vitesh.

Tërmeti shkaktoi panik dhe banorët e zonës mbushën rrugët e qytetit nga paniku. Në zonën e Anjanos u raportuan plasaritje në banesat.

Instituti italian i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë tha se epiqendra ishte në një thellësi 2,6 km midis Napolit dhe Pocuolit.

Vullkani në Kampi Flegrei nuk është aktivizuar që prej vitit 1538 dhe një rishpërthim i tij do të vinte në rrezik jetën e gati gjysmë milion banorëve.

“Ka mundësi që intensiteti i lëkundjeve të rritet” në të ardhmen e afërt, tha drejtuesi i Institutit, Mario di Vito.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme