Izraeli fillon prodhimin në seri të një sistemi të ri të mbrojtjes ajrore

Botë | 6 vite më parë

Industria e Aviacionit dhe Hapësirës së Izraelit (IAI), njoftoi se kanë filluar prodhimin në seri të një sistemi të ri të mbrojtjes kundër mjeteve ajrore pa pilot dhe raketave me rreze 150 kilometra.

Sipas transmetuesit publik izraelit (KAN), IAI ka njoftuar se ka kaluar në prodhimin seri të sistemit raketor të mbrojtjes ajrore të emërtuar Barak ER.

Raketat mund të përballen me kërcënimet e raketave balistike, me avionët luftarakë, mjetet ajrore pa pilot, helikopterët dhe kanë mundësinë që të vendosen në anijet luftarake.

Më tej theksohet se raketat Barak ER mund të sigurojnë kontribut për sistemin e mbrojtjes ajrore me rreze 35 deri në 70 kilometra që forcat ajrore të Izraelit përdorin prej një kohe të gjatë./AA


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme