Izraeli intensifikon sulmet në jug të Gazës, dy milionë civilë të bllokuar

Operacionet e ushtrisë izraelite janë në progres të plotë, si në veri ashtu edhe në jug të Gazës dhe situata pas përfundimit të armëpushimit duket gjithnjë e më e pakontrollueshme, pasi bombardimet nga tanket kanë arritur deri në qytetin Rafah.
Siç kishte njoftuar Benjamin Netanyahu, operacionet do të rifillonin menjëherë pas armëpushimit për shkëmbimin e pengjeve dhe tashmë lufta kundër Hamasit ka hyrë në fazën e saj më të ashpër, pasi pushtimi i Gazës jugore ka bllokuar të paktën dy milionë civilë që kërkojnë rrugë shpëtimi.
Qytetarëve palestinezë u kërkohet të lëvizin nga qyteti i dytë më i madh i Gazës, Khan Younis , ose në Rafah ose në bregdet, gjë që nuk është e lehtë me bombat që i rrethojnë. Në fakt, edhe vetë izraelitët pranojnë se nuk ka vend apo infrastrukturë të sigurt për të lëvizur civilët.
Tregues i situatës dramatike që mbizotëron është paralajmërimi i organizatave humanitare se civilët janë në rrugë pa krye. Shtëpia e Bardhë dërgoi një delegacion në Izrael, të kryesuar nga Kamala Harris, duke kërkuar mbrojtje më të madhe të civilëve./ CNN.gr
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




