Izraeli kryen sulme ajrore në Rripin e Gazës

Avionët dhe helikopterët luftarakë të Izraelit kryen sulme ajrore në Rripin e bllokuar të Gazës, njoftoi ushtria izraelite.
Asnjë viktimë nuk u raportua pas sulmit, sipas reporterit të AA-së në terren.
Ushtria izraelite pretendoi në Twitter se goditi objektivat që i përkasin grupit palestinez të rezistencës Hamas, një fabrikë municionesh dhe një tunel, i cili përdorej për bartjen e armëve në Gaza.
Sulmet erdhën pasi një raketë u hodh nga Gaza.
Autoritetet e Gazës ende nuk kanë bërë asnjë deklaratë rreth sulmeve ajrore.
Rripi i Gazës me popullsi të dendur ka qenë nën një bllokadë egjiptiano-izraelite që nga viti 2007, kur Hamasi mori drejtimin e Gazës.
Bllokada ka vështirësuar kushtet e jetesës në enklavën bregdetare.
Më shumë se 2.160 palestinezë u vranë, shumica prej tyre civilë, dhe rreth 11.000 u plagosën në sulmet e Izraelit kundër Rripit të Gazës në vitin 2014./AA
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




