Ja pse turistët zgjedhin Përmetin? Kulinari e pasur, sporte të aventurës, rafting dhe kajak

Ky është një vit i pazakontë për turizmin në Përmet. Këtë e dëshmon edhe fakti që ndonëse jemi në fund të muajit shtator “qyteti trëndafilave” pret dhe përcjell çdo ditë turistë nga e gjithë bota.
Edjon Maliqi specialist i turizmit pranë kësaj bashkie shprehet se ky sezon njihet si ndër më të suksesshmit për sa i takon turizmit, i cili në krahasim me vitin e kaluar ka pësuar rritje.
“Qyteti i Përmetit vazhdon të jetë plot me turistë, kryesisht të huaj. Deri në këto momënt jemi në shifra 1mijë e 700 turistë që kanë vizituar Përmetin”, tha Maliqi.
Turizmi i sporteve të aventurës siç është rafting dhe kajak përgjate lumit Vjosa, turizmi malor, i kulinarisë, etj, kanë qenë më të preferuarit për turistët.
Sipas Maliqit këtë vit në zonën e Përmetit janë hapur rreth 13 gest haus dhe bujtina të reja si rrjedhoje e fluksit të shtuar të vizitorëve vendas dhe të huaj.
Gazetar: Artur Mata
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




