“Jam thjesht lek”, Vrojtimi i BSH: “Komunikimet më të shpeshta me lek të vjetër në dyqane dhe tregje”

Ekonomi | 5 vite më parë

Lek i ri apo lek i vjetër? Ky është togfjalëshi që krijon konfuzion tek qytetarët prej më shumë se 55 vitesh nga reforma monetare. Për këtë arsye, Banka e Shqipërisë ka nisur një fushatë ndërgjegjësuese e cila synon të ç’rrenjosë përdorimin e terminologjisë se gabuar lek i vjetër. Por a jemi ende në kohë? 
 
Nga ana tjetër, të dhënat e Bankës Qëndrore tregojnë se komunikimi i gabuar i vlerës së lekut ndodh shumë më rrallë në institucione financiare si dhe në zyrat e administratës publike. Një tjetër aktor me rëndësi është edhe shkolla, e cila mund të ndikojë në ndërprerjen e një zinxhiri 55-vjeçar.

Reforma monetare e vitit 1965 solli zëvendësimin e kartëmonedhave të mëparshme Lek me kartëmonedha të reja, në raportin 10 me 1, duke ndryshuar në të njëjtën shkallë shprehjen e çmimeve, pagave dhe të çdo veprimi tjetër financiar. Por që prej asaj kohe, një pjesë e mirë e qytetarëve nuk është përshtatur ende me këtë ndryshim dhe komunikon me “lekë të vjetër”, duke shkaktuar konfuzion.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme