Japonia do t’i japë Ukrainës 5.5 miliardë dollarë ndihmë financiare

Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida, njoftoi të hënën për një ndihmë të re financiare prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën, në vigjilje të përvjetorit të parë të luftës, si dhe do të pres një samit në internet të G-7, dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.
Kishida, duke folur në një forum global në Tokio, tha se Ukraina ende po vuan nga pushtimi rus, dhe se njerëzit e saj kanë nevojë për ndihmë për të rindërtuar jetën e tyre të përditshme, si dhe infrastrukturën që është dëmtuar rëndë nga sulmet ruse.
Japonia i është bashkuar Shteteve të Bashkuara dhe vendeve evropiane, duke vendosur sanksione ndaj Rusisë, për pushtimin e Ukrainës. Ajo ka ofruar edhe mbështetje humanitare dhe ekonomike për Ukrainën.
Japonia reagoi shpejt ndaj pushtimit të Ukrainës, sepse i frikësohet një ndikimi të mundshëm të luftës në Azinë Lindore, ku ushtria kineze ka përshkallëzuar tensionet rreth Tajvanit të vetëqeverisur, të cilin Pekini e pretendon si territorin e saj. Apnews
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




