Japonia mirëpret flotën detare britanike që do të dërgohet në Azinë Lindore

Japonia njoftoi se është e kënaqur që Britania e Madhe do të dërgojë flotën e saj me dy shkatërrues, dy fregata dhe një nëndetëse në rajon si pjesë e rritjes së pranisë së saj detare në rajonin Indo-Paqësor.
Kryesekretari i kabinetit, Katsunobu Kato në konferencën për media deklaroi se e mirëpritën ngrohtësisht vizitën e flotës dhe thanë se Japonia dhe Britania po përgatisnin një stërvitje të përbashkët.
“Japonia dhe Britania po zhvillojnë bashkëpunim të drejtpërdrejt të sigurisë dhe mbrojtjes. Me vendosjen e flotës detare britanike në Azinë Lindore, të dy vendet do të rrisin kontributin e tyre për paqen dhe stabilitetin e rajonit”, tha Kato.
Agjencia Kyodo tërhoqi vëmendjen për rëndësinë e thirrjes së flotës britanike në Japoni dhe Korenë e Jugut, kur aktivitetet kërcënuese në rajonin Paqësor të Kinës u rritën.
Një fregatë nga Holanda do të bashkohet me flotën detare britanike, e cila është planifikuar të vendoset në maj dhe të vizitojë 40 vende në 7 muaj.
Ministri Japonez i Mbrojtjes, Nobuo Kishi dhe ministri i Jashtëm, Toshimitsu Motegi u takuan me homologët e tyre britanikë në samitin 2+2 në shkurt dhe ranë dakord mbi realizimin e vizionit të “Lirë dhe të Hapur Indo-Paqësor”./AA
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




