Japonia sapo zbuloi 7000 ishuj që nuk e dinte që i kishte

Japonia ka zbuluar se kaq 7000 ishuj më shumë nga sa mendohej më parë. Hartat dixhitale nga Autoriteti i Informacionit Gjeohapësinor të Japonisë (GSI) zbuluan së fundmi se kishte 14,125 ishuj në territorin japonez, më shumë se dyfishi i shifrës prej 6,852 që njiheshin zyrtarisht që nga një raport i vitit 1987 nga Roja Bregdetare e Japonisë.
Pavarësisht zbulimit të ishujve, Autoriteti i Informacionit Gjeohapësinor të Japonisë nuk ndryshoi sipërfaqen e përgjithshme të tokës të Japonisë.
Numri i ri i ishujve nuk përfshin asnjë tokë të rikuperuar artificialisht, raporton CNN.
Për disa nga ishujt, japonia ka mosmarrëveshje me fqinjët e saj. Konkretisht Japonia pretendon për zotërimin e ishujve të Kurilit jugor të mbajtur nga Rusia, që nga Lufta e Dytë Botërore.
Gjithashtu Japonia thotë gjithashtu se ka një pretendim historik ndaj ishujve të pabanuar Senkaku në detin e Kinës Lindore, të cilat aktualisht i administron, por Kina e ka kundërshtuar vazhdimisht këtë pretendim.
Ndërkohë, Japonia dhe Koreja e Jugut mbeten të bllokuar në një mosmarrëveshje më shumë se 70-vjeçare mbi sovranitetin e një grupi ishujsh të njohur si Dokdo nga Seuli dhe Takeshima nga Tokio në Detin e Japonisë, të cilin Koreja e quan Deti Lindor.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




