Java Botërore e Hapësirës/Tema i këtij viti “Hapësira dhe sipërmarrja” i kushtohet të rinjve

“Hapësira dhe sipërmarrja” është tema e zgjedhur këtë vit nga Shoqata e Javës Botërore të Hapësirës në koordinim të ngushtë me Zyrën e OKB-së për Çështjet e Hapësirës, e cila zhvillohet nga data 4 deri me 10 tetor.
Tema e këtij viti është përzgjedhur për të rritur më tej ndikimin e Javës Botërore të Hapësirës në mbarë njerëzimin.
Kjo ngjarje pritet të ndihmojë në krijimin e fuqisë punëtore të së nesërmes duke frymëzuar studentët. por erdhe për të nxitur bashkëpunimin ndërkombëtar në këtë fushë. Ndërsa publiku i gjerë për 7 ditë ka rastin që të njihet me aktivitetet hapësinore
Ngjarja më e madhe vjetore hapësinore këtë vit pritet të frymëzojë të rinjtë në mbarë botën për të studiuar shkencë, teknologji, inxhinieri, matematikë, por edhe biznes.
Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara e shpalli këtë ngjarje në vitin 1999 për të vlerësuar kontributin e shkencës dhe teknologjisë hapësinore në përmirësimin e kushteve të njerëzimit.
Gazetare V. Zharri
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




