Je i dypunësuar- dy ditë kohë për të deklaruar të ardhurat

Ekonomi | 6 vite më parë

Janë 88 mijë e 600 të punësuar, që gjatë vitit 2020 kanë pasur dy punë, të cilët do të duhet të deklarojnë të ardhurat e përfituara në vitin 2020, deri më 30 prill 2021, pavarësisht nivelit të pagave që kanë pasur.
Shumë individë që nuk e kanë plotësuar akoma këtë detyrim ligjor duhet të nxitojnë sepse kanë pak më shumë se 48 orë që të mundësojnë respektimin ligjor. Plotësimi i tyre është i thjeshtë dhe duhet bërë sa më shpejt.
Pas deklarimit të të ardhurave që bëhet online në faqen e tatimeve të dhënat e detyrimit për t’u paguar dalin të paraplotësuara. Këto ndryshime parashikojnë që paga, ndonëse është marrë në dy apo më shumë vende pune, do të llogaritet si një e vetme dhe do të tatohet si e tillë.
Tatimi mbi të ardhurave për këtë kategori, përjashtohen vetëm njëherë deri në kufirin e 30 mijë lekëve dhe nëse të ardhurat e dy pagave i kalojnë 150 mijë lekë në muaj, do të tatohen për diferencën me 23%, duke zbritur tatimin e paguar gjatë vitit).
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka llogaritur se gjatë vitit 2020 kanë qënë plot 88 mijë e 600 të dypunësuar. Paga e tyre rillogaritet si një e tërë dhe pasi hiqen tatimet e paguara gjatë vitit, del detyrimi shtesë për t’u derdhur.

Sipas ndryshimeve ligjore dhe udhëzimit, individët rezidentë ose jorezidenë, të cilët janë të punësuar në më shumë se një punëdhënës, deklarojnë në deklaratën e tyre vjetore të të ardhurave, në një shumë të vetme, të gjitha të ardhurat e siguruara nga punësimi, llogarisin shumën totale të detyrimit tatimor mbi pagat, zbresin, kur është rasti, tatimin e mbajtur nga punëdhënësi dhe përcaktojnë shumën e detyrimit tatimor që duhet të paguajnë për buxhetin e shtetit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme