“Jetë shqiptare”, Kikia: Opozita i shërben Berishës, presion drejtësisë për të mbyllur çështjen e tij

Politikë | 3 vite më parë

Sipas gazetarit Mentor Kikia, tensionet që po përjeton Parlamenti shqiptar nga përplasjet opozitë-mazhorancë janë një tentativë e demokratëve për t’i shërbyer ish-kryeministrit Sali Berisha në përballjen e tij me drejtësinë.

Ndezja e tymuesve në sallën e Kuvendit u hodh si temë në emisionin “Jetë shqiptare”, ku z. Kikia aludoi se ka një lidhje mes radikalizimit të aksionit opozitar dhe statusit të z. Berisha si person i pushtetshëm i akuzuar nga drejtësia.

“Kjo që po ndodh nuk mund të shkëputet nga një seri zhvillimesh të tjera që kanë ndodhur hap pas hapi. Kjo ka ardhur duke u intensifikuar. Z. Berisha është në një konflikt ose në një problem me drejtësinë të cilin ai duhet ta zgjidhë sipas asaj që parashikon drejtësia. Nuk dua të besoj që e gjithë opozita është vënë në shërbim të z. Berisha.

Unë nuk dua të besoj që e gjithë opozita është vënë në shërbim të z. Berisha për të prodhuar këto situata në mënyrë që z. Berisha t’i bëjë presion drejtësisë për ta mbyllur çështjen e tij, por duam apo nuk duam, tensioni që prodhohet në selinë e Partisë Demokratike ndaj udhëheqësit të kësaj partie kur çdo ditë akuzohet Prokuroria se ka hapur një proces politik ndaj tij, se opozita radikalizoi agjendën e saj politike. Këto mbivendosen dhe nuk mund ta shkëputësh Sali Berishën jashtë sallës së parlamentit nga Sali Berisha brenda sallës. Ndaj edhe mosmarrja udhë e procesit hetimor dhe atyre që ndodhin në parlament, interferojnë me njëra-tjetrën,” u shpreh z. Kikia.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme