Juri Kim takohet me Ramën në Nju Jork: Diskutuam për forcimin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA

Politikë | 3 vite më parë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me ish- ambasadoren amerikane, Juri Kim( Yuri Kim) në Nju Jork.

Ka qenë Ambasadorja Kim, ajo që ka ndarë një fotografi me kreun e qeverisë shqiptare në rrjetin social X ndërsa bën me dije se në takim u diskutuan mënyrat për të forcuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.

“E lumtur të shihja kryeministrin Edi Rama në UNGA78 , ku ai kryesoi debatin e Këshillit të Sigurimit mbi pushtimin e Rusisë në Ukrainë. Ne patëm gjithashtu mundësinë të diskutonim mënyrat për të forcuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri, mbështetjen e SHBA-së për rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe bashkëpunimin tonë në NATO dhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.”, shkruan Yuri Kim.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme