Justina Shiroka-Pula zgjidhet Presidente e Kosovës, Begaj: Shqipëria dhe Kosova do të jenë bashkë

Justina Shiroka-Pula është zgjedhur Presidente e Republikës së Kosovës me 81 vota në Kuvendin e Kosovës.
Pas zgjedhjes, Shiroka-Pula bëri betimin kushtetues para deputetëve dhe deklaroi se do të jetë Presidente e të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Për zgjedhjen e saj ka reaguar edhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili e ka uruar Shiroka-Pulën për detyrën e re.
“Urime të përzemërta znj. Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës!
Në çdo sfidë dhe në çdo hap drejt së ardhmes evropiane, Shqipëria dhe Kosova do të jenë bashkë.
Urime Presidente! Zoti e bekoftë Kosovën dhe shqiptarët kudo ku janë!”, shkruan Begaj.
Shiroka-Pula, ekonomiste dhe akademike, deri në zgjedhjen në këtë detyrë ka drejtuar Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



