Juve heroike, por… kalon Galatasaray

Një performancë heroike e Juventusit nuk mjaftom. Ndeshja e kthimit mes skuadrës italiane dhe Galatasarayt përfundon me rezultatin 3-2(rezultati i përgjithshëm 5-7) me skuadrën turke që kualifikohet në raundin e 16-shes të Ligës së Kampioneve.
Ekipi i Spallettit, pavarësisht humbjes dhe eliminimit nga Champions la stadiumin nën duartrokitjet e të gjithë tifozëve pas një performance të jashtëzakonshme.
Juventusi dominoi për 90 minuta plus kohën shtesë, duke krijuar raste të panumërta dhe duke shënuar tre gola në kohën e rregullt. Locatelli zhbllokoi sfidën me një penallti, ndërsa Gatti dhe McKennie zgjeruan epërsinë në pjesën e dytë, pavarësisht kartonit të kuq të Kelly.
Në shtesë, Zhegrova humbi një mundësi të pastër për ta çuar Juventusin në avantazh, topi doli jashtë. Galatasaray shfrytëzoimundësinë, duke marrë epërsinë në rezultatin e përgjithshëm me golin e Osimhen. Në minutat e fundit Yilmaz shënoi dhe golin e dytë për turqit duke mbyllur të gjitha llogaritë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





