Kabineti i ri qeveritar/ Propozimet mbërrijnë për dekretim në Presidencë

Propozimet e Kryeministrit Edi Rama për ndryshimet në kabinetin e tij qeveritar, gjatë Asamblesë Socialiste, tashmë kanë mbërritur në presidencë për dekretim.
Presidenti, Bajram Begaj do të duhet që pasi të kthehet nga vizita e tij zyrtare në Kazakistan, të shtunën e 9 shtatorit, të marrë në shqyrtim propozimet e ministrave të rinj, të cilët marrin detyrën pas betimit. Procedurialisht betimi i ministrave të rinj duhet të ndodhë 48 orë, kohë që përkon me nisjen e seancës së ardhshme parlamentare.
Në 4 shtator, Asambleja e Partisë Socialiste vendosi:
Ministër Financash, Ervin Mete
Ministër të Jashtëm, Igli Hasani
Ministër Arsimi, Ogerta Manastirliu
Ministër Shëndetësie, Albana Koçiu
Ministër Bujqësie, Anila Denaj
Ministër për Sipërmarrjen, Delina Ibrahimaj
Ministër për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku
Kryeministri Rama tha se emrat e rinj ministrorë, pritet të sjellin një qasje dhe frymë të re qeverisëse.
Gazetare: Denada Shkodrani
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




