Kalaja e Libohovës, ish-përgjegjësi i Kulturës: Ende larg destinacionit turistik. Të rijetëzohet

E ndërtuar nga Ali Pashë Tepelena në vitet 1796-1798, si një dhuratë për motrën e tij Shanishanë, Kalaja e Libohovës ose e njohur ndryshe si Kalaja e Shanishasë është një monument kulture i kategorisë së parë në Bashkinë e Libohovës.
Edhe pse kjo kala është simboli i këtij qyteti, duket se nuk e ka vëmendjen e duhur nga institucionet përkatëse. Ish- përgjegjësi i kulturës në këtë bashki dhe një intelektual i qytetit z. Besnik Ismailati shprehet se kjo kala duhet të rijetëzohet duke i dhënë asaj një tjetër rëndësi.
“Të ndërgjegjshëm për potencialin që ky monument kulture të kthehet në një atraksion i mirëfilltë turistik, në bashki na thonë se në kala ka nevojë për investime..nuk është në gjallëri”, shprehet ai.
Për vetë historinë që kjo kala mbart mbi vete që nga mënyra e ndërtimit të saj ku thuhet se gurët për ndërtimin e saj janë transportuar nga banorët dorë më dorë nga dropulli.
Është e nevojshme shton ai që turistët që e vizitojnë atë të njihen me historinë e saj, pasi ajo është pjesë e identitetit të këtij qyteti.
Ekzistojnë ende foto të bëra nga pikturat e sarajeve ku jetonte Shanishaja, të cilat kanë ekzistuar deri në vitet 50 për tu shkatërruar përfundimisht në fund të këtyre viteve nga regjimi komunist, që sipas eruditit Mojkon Zeqo, prishja e sarajeve qe një tragjedi.
Kalaja e Libohovës është një monument i trashëgimisë kulturore dhe ka një pozicion dominues që kontrollon rrethinat e qytetit, si dhe gjithë luginën e Drinos, malet dhe fushat që shtrihen në jug dhe perëndim të saj. Ky pozicionim përcakton rolin strategjik që kjo ka kala ka patur si për kontrollin e linjave të komunikimit, ashtu edhe për sigurimin e lëvizshmërisë së banoreve në rrugën që lidhte Janinën me Gjirokastrën.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




