“Kam dashur të drejtoj Liverpulin”, “ëndrra” e Eriksonit mund

Sven-Goran Erikson njoftoi pak ditë më parë se vuan nga një sëmundje e pashërueshme dhe se i ka mbetur maksimumi një vit jetë.
Trajneri i njohur suedez, që ka fituar titullin kampion me Lazion në kampionatin italian në sezonin 1999-2000, ka dhënë një intervistë për “Sky Sports UK” ku ka treguar edhe skuadrën me të cilën është tifoz.
“Babai im është akoma gjallë dhe është një tifoz i Liverpulit. Edhe unë jam tifoz i Liverpulit, kam qënë gjithmonë. Kam dashur që të jem trajneri i Liverpulit, jam i sigurt që kjo nuk do të ndodhë, por sërish do të mbetem një tifoz i tyre”, ka thënë Erikson.
Duket se fjalët e suedezit kanë prekur drejtuesit e klubit anglez dhe sipas “The Mirror”, ata po mendojnë një zgjidhje që t’i japë mundësinë Eriksonit që të bëj realitet ëndrrën e tij të vogël.
Trajneri mund të drejtojë nga pankina “të kuqtë” në ndeshjen e bamirësisë që do të zhvillohet në “Anfield” kundër Ajaksit, ose Erikson mund të drejtojë një ndeshje të skuadrës së “Legjendave të Liverpulit”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




