Kanadaja kritikon regjimin bjellorus, Minsku mbyll ambasadën

Botë | 5 vite më parë

Bjellorusia njoftoi dje mbylljen e ardhshme të ambasadës së saj në Kanada, pikërisht ditën kur kryeministri kanadez, Justin Trudeau tha se po konsideronte vendosjen e sanksioneve kundër regjimit të akuzuar për devijimin e një aeroplani europian për të arrestuar një kundërshtar.

“Ambasada bjelloruse në Kanada do të pezullojë aktivitetet e saj më 1 shtator 2021 dhe shërbimet e saj konsullore nga 10 korriku”, njoftoi ajo në një deklaratë në faqen e saj të internetit duke përshëndetur 24 vjet “bashkëpunim të dobishëm reciprok”.

“Sjellja e regjimit bjellorus është skandaloze, e paligjshme dhe plotësisht e papranueshme”, akuzoi dje Trudeau gjatë një konference shtypi.

“Kanada ka zbatuar tashmë sanksione kundër Bjellorusisë dhe do të shqyrtojë mundësi të tjera”, shtoi ai, duke kërkuar gjithashtu “lirimin e menjëhershëm” të gazetarit Roman Protasevich. /ATSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme