Kaos në “Tour de France”, policia plagos një person që i sulmoi me thikë në finishin e etapës së katërt

Fundi i etapës së katërt të Turit të Francës ka tërhequr vëmendjen jo vetëm të sportdashësve. Fitorja numër 100 në karrierë për Tadej Pogacar në garën që përfundoi në Rouen mund të ishte shoqëruar nga tragjedi.
Rreth dy orë përpara fundit të kësaj gare një person, i cili më vonë rezultoi se ishte larguar nga një klinikë psikiatrie, kërcënonte personat që ishin grumbulluar në finish me një thikë. Policët pasi e vunë re iu afruan për ta ndaluar, por ai i sulmoi duke plagosur njërin prej tyre. Në atë moment forcat e rendit janë kundërpërgjigjur duke plagosur personin, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Pak orë pas incidentit policia e qytezës së Rouen bëri me dije se edhe zyrari i sulmuar nuk kishte pësuar dëme të konsiderueshme pasi agresori e kishte sulmuar në pjesë të trupit që mbroheshin prej anti-plumbit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




