Kaosi në Parlament, përjashtohen me 10 ditë nga seancat plenare Salianji, Spaho dhe Doda

Sekretariati i Etikës i Kuvendit vendosi këtë të premte (3 nëntor) përjashtimin me 10 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare Ervin Salianjin, Edmond Spahon dhe Petrit Dodën.
Vendimi erdhi pas kërkesës së firmosur nga 15 deputetë të Partisë Socialiste, pas kaosit në seancën plenare më 2 nëntor.
Deputetët demokratë krijuan kaos në Parlament duke marrë karriget dhe duke i përmbysur para foltores, ndërsa hodhën edhe tymuese.
Pavarësisht kaosit, deputetët e mazhorancës miratuan një sërë projektligjesh të caktuara në rendin e ditës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




