Karamuço vlerëson Policinë e Durrësit: Punë ekzemplare për zbulimin e vrasjes në Shënavlash

Politikë | 3 vite më parë

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço ka vlerësuar punën e Policisë së Shtetit se ka zbardhur ngjarjen Shënavlash në një kohë të shpejt.

Në studion e emisionit “3D nga Alban Dudushi” në RTSH1, ku po diskutohet mbi temën “Krimi dhe Amnistia”, Karamuço deklaroi se menjëherë pasi është denoncuar nga familjarët humbja e babait nga vajza, policia e Durrësit është vënë në lëvizje dhe që në fillim ata kanë ngritur dhe pistën e hetimit brenda familjes.

“Veprimet e para kanë nisur nga policia që në momentin që është denoncuar nga vajza e familjes , dhe këtu janë hedhur dhe dyshimet sepse është ngushtuar shumë rrethi i personave që mund të kishin të bënin me personin që tashmë është i ndjerë”, u shpreh ai.

Sipas ekspertit, nga hetimet e nisura nuk dilte asgjëkund asnjë lloj piste, madje dhe logimi me qelizat e celularit  përfundonte në banesë.   

“Ka pasur një angazhim tepër serioz të Policisë së Durrësit dhe është për të përshëndetur dhe ka bërë një punë nga më ekzemplare që ne e njohim në manuale ”shtoi Karamuço.

“Policia ka pasur nuhatje dhe inteligjencë për të shkuar atje ku duhej.  Menjëherë janë vendosur përgjues në shtëpi dhe aty rezultoi nga diskutimet që kishte për “gropën”, kufomën, etj ”thekson ai .


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme