Karamuço: Vrasja në Durrës, ja motivi i vërtetë i krimit në familje ! 3D në RTSH

Sociale | 3 vite më parë

Emisioni 3D i Alban Dudushit të premten në RTSH nisi me ngjarjen rënqethëse në Shënavlash, Durrës, ku mendohetr se fëmijë të një familjeje kishin bashkëpunuar për të vrarë babain e tyre.

Eksperti kriminalistik Ervin Karamuço një nga pjesmarrësit në emision u ndal ndër të tjera tek dyshimet e krimit në familje.

Sipas tij atmosfera pak a shumë ishte kjo: ” Një baba i dhunshëm, patriarkal, i rëndë, që mbante koburen në shtëpi dhe jepte urdhëra, një baba që edhe kur fëmijët i afroheshin ta puthnin, më shumë e bënin nga frika se nga dashuria, një baba që dhunonte shpesh nënën e fëmijëve, duke bërë që ata të radhiteshin në krahë të saj”.

Sipas Karamuçës kësaj atmosfere i ishte shtuar edhe sjellja e fundit ndaj së bijës që donte ta martonte kundër dëshirës së saj. 

Por eksperti kriminalistik mendon se gjithçka mund të ketë ndodhur nga gjaknxehtësia në konflikt mes tyre. Sipas tij nuk ka patur një plan të mirëfilltë dhe se nga të dhënat gjithçka duket se është bërë në panik.

/ rtsh.al /

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme