Karburantet, ekspertët: Nevojiten rrugë të tjera për kontrollin e abuzimeve

Çmimet e hidrokarbureve në tregun e brendshëm vijojnë të mbikqyren nga Bordi i Transparencës, i ngritur nëpërmjet një akti normativ të qeverisë që synonte me shumë transparencë në tregtimin e këtyre produkteve dhe minimizimin e abuzimeve me çmimet. Pas më shumë se dy muajsh, nuk është bërë e mundur të sigurohet kjo transparencë, përveç faktit që kompanitë e shumicë dhe pakicës përfitojnë respektivisht 3 lekë dhe 12 lekë për litër, mbi çmimin e llogaritur nga Bordi.
Televizioni Shqiptar i kërkoi një informacion Ministrisë së Financave dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave për të mësuar se cili është çmimi i zhdoganimit të këtyre produkteve. Autoritetet publike nuk iu përgjigjën kësaj kërkesë. Shoqata e Hidrokarureve ka një shpjegim shterues sa i përket tregut dhe luhatjeve të tij.
Ekspertët ndajnë mendime të ndryshme sa i përket kontrollit të këtij tregu dhe mënyrës se si ky kontroll ushtrohet.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e vlerëson këtë kontroll të tregut, jo si kontroll të çmimit, por si monitorim të fitimit bruto në kushtet e krizës:
Në mungesë të deklarimit të detajuar të çmimit të zhdoganimit në pikat doganore, por duke ditur vetëm mekanizimin e taksave dhe tarifave, çmimin PLATZ të Mesdheut si dhe bonuesin e caktuar nga ana e Qeverisë, është praktikisht e vështirë të vlerësohet dinamika e ndryshimit të çmimit në tabelën e karburanteve dhe pra edhe puna e Bordit të Transparencës, që nuk ka afruar deri tani transparencën e kërkuar nga publiku dhe konsumatorët.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




