Katari: Në orët e ardhshme pritet armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit

Botë | 3 vite më parë

Katari ka bërë të ditur se në orët e ardhshme pritet të fillojë armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit.

Ministria e Jashtme e Katarit shpjegoi se armëpushimi ka të ngjarë të fillojë ditën e premte, ndërsa më parë priteshin që pauzat në luftime të kryheshin që të enjten.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed Al Ansari në një deklaratë të postuar në X ka theksuar se bisedimet se si të zbatohet marrëveshja e pengjeve midis Izraelit dhe Hamasit po vazhdojnë dhe po përparojnë pozitivisht.

“Puna midis dy palëve dhe partnerëve tanë në Egjipt dhe SHBA është duke vazhduar për të siguruar zbatimin e shpejtë të armëpushimit dhe për të siguruar atë që është e nevojshme për të siguruar që të dyja palët t’i përmbahen marrëveshjes”, theksohet në deklaratë.

Sa i përket pengjeve, është bërë e ditur se asnjë prej tyre në Gaza nuk do të lirohet para të premtes.

Deklarata është bërë nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Izraelit. Pengjet pritej të liroheshin gjatë kësaj të enjte (23 nëntor), por fillimi i armëpushimit të përkohshëm është shtyrë deri në 24 nëntor.

Ka paqartësi mbi arsyet e vonesës së zbatimit të marrëveshjes së arritur mes Izraelit dhe Hamasit.

Gjykata e Lartë e Izraelit  hodhi poshtë një sfidë ligjore  për marrëveshjen e pengjeve të Gazës. “Gjithashtu,  marrëveshja e pengjeve  nuk përfshin lirimin e vrasësve”, tha të mërkurën kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ndërsa zbuloi më shumë detaje nga marrëveshja.

Shtëpia e Bardhë teksa deklaroi se marrëveshja është në rrugën e duhur, shpreson që zbatimi i saj dhe lirimi i pengjeve të nisë para ditës së premte, shkruan CNN. 

“Marrëveshja u ra dakord dhe mbetet e dakorduar. Palët po përpunojnë detajet përfundimtare logjistike veçanërisht për ditën e parë të zbatimit,” sipas raporteve që citojnë zëdhënësen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, Adrienne Ëatson.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme