Kategoria e Parë: Burreli rrëmben vendin e parë, Besa humbet

Kategoria e Parë ka zbritur sot në fushën e lojës me katër sfida, me nga dy ndeshje për çdo grup. Në Grupin A, Burreli ka marrë një fitore minimale në shtëpi, 1-0 përballë Vorës. Gjithçka është vendosur në minutën e 43-të nga një gol i Becit, që ka sjellë dhe ngjitjen në vendin e parë në klasifikim, me dy pikë më shumë se Dinamo.
Ka fituar në shtëpi edhe Korabi, që ka mundur Veleçikun me rezultatin 2-1. Dibranët kanë kaluar të parë të avantazh me anë të Skukës 16’. Kundërpërgjigje e Veleçikut me Balaj 78’, një barazim që ka zgjatur shumë pak pasi Ismailaj 85’ i ka dhënë fitoren Korabit.
Në Grupin B, Besa është befasuar në Pogradec duke pësuar një humbje 2-1. Liçkollari 9’ dhe Topllari 27’ kanë shënuar për vendasit. Goli i Da Silva 71’ nuk ka mjaftuar për skuadrën kavajase.
Tomori nuk ka zhgënjyer në përballjen me Elbasanin, duke marrë një fitore 3-1. Canka 66′, 84′ dhe Pepa 86′ firmosën suksesin e skuadrës beratase. Goli i vetëm për skuadrën e Elbasanit u shënua nga Karati 90’.
KATEGORIA E PARË
Rezultatet
Grupi A
BURRELI-VORA 1-0
Golat: Beci 43’
KORABI-VELEÇIKU 2-1
Golat: Skuka 15’, Ismailaj 85’ / Bega 78’
Grupi B
POGRADECI-BESA 2-1
Golat: Liçkollari 9’, Topllari 27’/ Da Silva 71’
ELBASANI-TOMORI 1-3
Golat: Karati 91’/ Canka 66′, 84′, Pepa 86′
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




