Kategoria e Parë, Bylis me hap kampioni

Kategoria e Parë | 3 vite më parë

Fundajva rezervon përballje interesante në Kategorinë e Parë. Të gjitha përballjet e javës së 10-të do të luhen të gjitha të shtunën, duke filluar nga ora 13:30. Në nëntë javë tëzhvilluraa, bylis është skuadra që deri më tani ka treguar supermaci nëq cdo drejtim. Tetë fitore e një barazim është bilanci i ballshiotëve, me një mbrojtje solide me vetëm 5 gola të pësuar.

Askush nga skuadrat e mëdha nuk i ka bërë dëm, Vora,Flamurtari e së fundmi Apolonia, nuk ia kanë dalë të ndalin hovin. Të shtunën, ekipi ballshiot do të presë Besën, një kundërshtar që nuk po kalon një moment të mirë dhe që renditet në vendin e dhjetë në kuotën e 8 pikëve. Një nga përballjet më interesante është ajo mes Flamurtarit dhe Korabit.

Humbja ndaj Burrelit javën e kaluar në transfertë, ka ulur ndjeshëm hierarkiët e klubit vlonjat që është në vendin e pestë në kuotën e 15 pikëve. Në Vlorë nuk lejohet asnjë hap fals, e ndoshta Flamurtarit ende nuk i ka dalë inati me humbjen e 28 majit në Play-off, ku Korabi triumfoi me rezultatin 2-1. Sa i përket përballjeve direkte, shtatë herë janë përballur dy skuadrat, tre herë ka fituar Flamurtari, dy Korabi e dy sfidat e tjera kanë përfunduar në barazim.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme