Kategoria e Parë, java e 15-të me sfida interesante

Kategoria e Parë ka hyrë në një fazë të nxehtë tashmë ku gabimet mund të kushtojnë shtrenjtë. Java e 15-të pritet të dhurojë përballje emocionuese. Ditën e dielë do të luhen katër sfida. Në orën 13:30, Kastrioti do të presë Tomorin, një sfidë ku dy skuadrat po kalojnë një moment negativ.
Ekipi krutan nuk fiton prej shtatë ndeshjesh radhazi, ndërsa beratasit renditen në vendin e parafundit me 10 pa marrë tre pikë. Bylis do të presë Luzin, një sfidë që në letër duket e lehtë për ballshiotët, ndërsa dy sfidat e së shtunës janë Lushnja-Burreli dhe Besa-Korabi. Java e 15-të, do të mbyllet me dy sfida.
Duke filluar nga ora 12:30, Apolonia do të sfidojë AF Elbasanin, një përballje pa favoritë, e të dyja skuadrat do të kërkojnë suksesin për të mos humbur kontaktet me kreun. Ndërkohë, po në orën 12:30, do të zhvillohet takimi mes Vorës dhe Flamurtarit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




