Katundisht, fshati që po zhvillon argoturizmin/ Banorët po kthejnë shtëpitë në shërbim të turizmit

Fshati Katundisht i zonës së Këlcyrës me resurse të pasura, me ajrin dhe klimën e favorshme për prodhimin e një sër kulturash blegtorale dhe bujqësore po tërheq banorët në zhvillimin e argotizmit.
Çifti Ismet dhe Vjollca Lile janë një shembull që pasi provuan emigrimin për disa vite me radhë vendosen që shtëpinë e prindërve ta kthejnë në shërbim të turizmit.
“Duke ardhur njerëzit tanë duke sjelle dike te huaj ose mikun e vet kështu ka filluar. Menduam te iknim nga Këlcyra ngaqë na pëlqente te jetonim këtu lart”, tha Ismet Lile.
Përveç kujdesit për mbjelljen e perimeve të ndryshme Vjollca Lile është amvisa që gatuan dhe sjell në tavolinë shijen e nënave dhe gjysheve të zonës.
“Bujtina këtë ide ka, gatimet që bëjmë”, tha Vjollca Lile.
Si çifti Lile ka edhe banorë të tjerë në këtë zonë që kanë shfaqur interes që shtëpitë e jetës ti ri konstruktojnë dhe ti kthejnë në shërbim të turizmit. Kjo pasi nga viti në vit kërkesat për akomodim dhe shërbim të vizitorëve po shtohen.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




