Kërkesa e eksportuesve: Jemi në krizë, të shtyhet pagesë për personat me aftësi të kufizuar

Se fundmi Shoqata “Pro-Eksport Albania” ka shprehur shqetësimin e saj ne lidhje me Ligjin për nxitjen e punësimit i cili sipas saj po shton një faturë të re për sipërmarrjet që operojnë në këtë sektor.
Në letrën drejtuar Ministrisë së Financave, shoqata kërkon krijimin e një tavoline teknike ku të diskutohet dhe analizohet situata në të cilën ndodhen sipërmarrjet si dhe aplikimin e ligjit ne një moment të dytë.
Krahas problematikave te kahershme si kursi i këmbimit dhe rritja e kostove përfaqësuesit e shoqatës në letrën e saj “Pro-Eksport Albania” rendit një sëre arsyesh te cilat vështirësojnë zbatimin e këtij ligji si investimet për të krijuar ambjente pune të përshtatshme për personat me aftësi të kufizuar por edhe pagesat ne rastet kur subjekti nuk mund te punësojë individë nga kjo kategori.
Gazetar: Omer Saraçi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




